Aleatët tuaj kundër lagështirës dhe mykut

Gjithçka që ju nevojitet për të hequr qafe lagështirën dhe mykun e tepërt në planin afatgjatë

Absorbuesi I lagështirës

Eliminoni lagështinë nga shtëpia juaj, shpejt dhe lehtë

Absorbuesi i lagështirës është një zgjidhje efikase dhe e thjeshtë për mënjanimin e lagështirës së tepërt në të gjitha ambientet. Pa zhurmë, i padukshëm, pa shpenzim të energjisë.

Me përdorimin e vazhdueshëm të absorbuesit të lagështirës ruhet shëndeti i anëtarëve të familjes dhe parandalohet zhvillimi i astmës dhe alergjive.

Termo shtresë
Për mure

SHTRESA PËR PARANDALIMIN E KONDENSIMIT

Në mënyrë efikase parandalon shfaqjen e kondensimit në zonat e trajtuara. Sipërfaqja e trajtuar me këtë termo-shtresë është deri në 5°C më e ngrohtë se ajo që nuk është e lyer.

Aplikohet thjesht me furçë dhe pas tharjes mund të lyhet me bojëra dispersioni standarde me bazë uji.

FLLOMASTER
PËR FUGA

Rifreskoni ose ndryshoni ngjyrën e fugave të pllakave qeramike shpejt dhe lehtë

StopKondenz - GROUT MARKER - Marker për fuga është zgjidhje e thjeshtë dhe efikase për të freskuar ose ndryshuar ngjyrën e fugave të pllakave qeramike.

Është shumë efikas në mbulimin e pa përsosmërive dhe njollave në fuga. I përshtatshëm për përdorim në mjedise të lagështa.

SK CLEANER

MENJANUES I MYKUT

Nëse myku tashmë është shfaqur si rezultat i lagështirës së tepërt, zgjidhje efikase është SK Cleaner - preparat i lëngshëm me një spërkatëse për dezinfektimin dhe heqjen e mykut nga muret, dritaret dhe dyert, druri, plastika, pllakat qeramike, pjesët rreth lavamanëve, kabinat e dushit, vaskat dhe sipërfaqet e tjera.

Përdoret në amvisëri, objekte publike dhe industriale për të trajtuar sipërfaqet që nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin e njerëzve ose kafshëve.

Aqua tile color

Bojë për pllaka muri

Bojë me bazë uji e destinuar për aplikim të drejtpërdrejtë në pllaka muri qeramike në kuzhina, banjo dhe tualete.

Lux tile
color

Bojë për pllaka dyshemeje dhe muri

Bojë me cilësi të lartë për pllaka dyshemeje.

  • Tharje jashtëzakonisht të shpejtë ~ 24 orë
  • Klasa e rezistencës ndaj rrëshqitjes R9

Wasserdicht

Ngjitës elastik për mbylljen e çarjeve në çati dhe sipërfaqe të tjera

Masë mbyllëse elastike e përhershme e përforcuar me fibra dralon.

Izolon në mënyrë të përhershme çatitë.

  • Edhe në shi dhe acar
  • Në shumicën e sipërfaqeve
  • Mbyllja e çarjeve deri në 1 cm

TILE&TUB PAINT

Boja dykomponentëshe për vaska

Boja dykomponentëshe për vaska dhe pllaka TILE&TUB PAINT ngjitet në mënyrë të përkryer në të gjitha sipërfaqet, karakterizohet nga fortësia e jashtëzakonshme, rezistenca ndaj konsumimit dhe shkëlqimi i lartë dhe freskon çdo sipërfaqe me një ose maksimalisht dy trajtime, shumë lehtë dhe në një kohë të shkurtër.

Përdoret për vaska sanitare, vaska nga fibra e qelqit, tava dushi, lavamanë, lavapjata, pllaka qeramike dhe sipërfaqe të tjera të ngjashme.