Si rezultat i lagështirës, kondensimit dhe fugës në pllakat qeramike në kuzhina dhe banjo, shpesh krijohen vende ku mblidhen papastërtitë dhe myku.
Markeri për fuga përdoret nëse dëshironi të freskoni ose ndryshoni ngjyrën e fugave të pllakave qeramike në banjë ose kuzhinë. Është shumë efikas në mbulimin e pa përsosmërive dhe njollave në fuga. I përshtatshëm për përdorim në mjedise të lagështa.
Shtresa akrilike e tretshme në ujë me bazë kopolimeri e formuluar për aplikim duke përdorur fibra në majë të markerit, është shtresë e qëndrueshme ndaj ujit, pa erë, mundë të gjendet me ngjyrë të bardhë, bezhë dhe gri. Është e lehtë për t'u aplikuar.
Lani lehtë sipërfaqen që do të lyeni për të hequr yndyrën, mbetjet e sapunit, vajin etj. Lëreni të thahet. Shkundni markerin e mbyllur me kapak për rreth 30 sekonda. Hiqeni kapakun dhe shtypni butësisht majën e markerit mbi letër derisa të shfaqet ngjyra.
Jini të durueshëm, deri sa të gjitha fijet e majës së market të ngjyhen me bojë.
Maja e markerit është e zëvendësueshme. Fugat e vrazhda mund të dëmtojnë pak majën e markerit. Thjesht nxirreni, kthejeni dhe vendoseni përsëri në marker. Shtresa është e tharë pas 2 minutash. Me një marker mund të mbulohet fuga me gjatësi prej rreth 50 metrash dhe gjerësi prej 5 mm.