ABSORBUESI I
LAGËSHTIRËS

Pa absorbues të lagështirës

Lagështia e tepërt qëndron në mure të ftohta, tepihë, mobile, rroba dhe libra, duke mundësuar prodhim më të madh të alergjenëve, morrit dhe mykut që dëmtojnë shëndetin dhe objektet.

Me absorbues të lagështirës

Me përdorimin e absorbuesit të lagështirës, ju parandaloni efektet e padëshiruara të shkaktuara nga lagështia e tepërt dhe në këtë mënyrë mundësoni një jetë më të shëndetshme dhe jetëgjatësi më të gjatë të gjësendeve.

Absorbuesi i lagështirës mund të përdoret për:

SHTËPIZA VERIMI, RIMORIKO KAMPINGU, BODRUME, GARAZHA, BARKA, JAHTE...

Çfarë është saktësisht, dhe si funksionon?

Absorbuesi i lagështirës është një zgjidhje efikase dhe e thjeshtë për mënjanimin e lagështirës së tepërt në të gjitha ambientet. Pa zhurmë, i padukshëm, pa shpenzim të energjisë.

Absorbuesi i lagështirës është një kuti plastike (me përmasa 16 x 20 cm, dhe lartësi 14 cm) që mund të vendoset kudo në dhomë, dhe nëse ka lagështi të tepërt e thith atë dhe e mbledh në pjesën e poshtme transparente të enës.

Në pjesën e sipërme të absorbuesit ka një tabletë me kripë higroskopike (klorur kalciumi) e cila në mënyrë natyrale lidh vetëm lagështinë e tepërt nga ajri (kur lagështia relative e ajrit është më e lartë se 65%).

Me përdorimin e vazhdueshëm të absorbuesit të lagështirës ruhet shëndeti i anëtarëve të familjes dhe parandalohet zhvillimi i astmës dhe alergjive.

  • Parandalon shfaqjen e kondensimit, dhe rrjedhimisht mykut.
  • Bënë tharjen e mureve të lagështa të bodrumit në hapësirat me ajrosje të pamjaftueshme.
  • Parandalon shfaqjen e mykut, si dhe aromat e pakëndshme në dollape me rroba.
  • Parandalon shfaqjen e mikrosporeve të mykut dhe baktereve që shkaktojnë alergji dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes
  • Krijon një klimë ideale për pacientët astmatikë dhe reumatikë
  • Mbron pajisjet elektronike të ndjeshme si televizorët, kompjuterët, fotokopjuesit, kamerat etj.
  • Në rast të përmbytjeve në banesë apo shpërthimit të gypit, përshpejton procesin e tharjes së mureve
  • Është pajisje e domosdoshme për përdorim në shtëpiza verimi, rimorkio kampingu dhe barka, veçanërisht nëse nuk përdoren për një kohë të gjatë

Çfarë është saktësisht, dhe si funksionon?

Në hapësira shumë të lagështa, efikasiteti i absorbuesit të lagështirsë mund të vërehet pas dhjetë ditësh. Lagështira e tepërt e ambientit lidhet me kristalet e kripës në tabletë. Zvogëlimi i sasisë së lagështirës në ambient ndikon drejtpërdrejt në parandalimin e kondensimit (përkatësisht mykut), kalbjes së materialeve, lagështimit të mureve...

Nuk konsumon energji (as energji elektrike, as bateri) dhe nuk lëshon erë apo avull. Me rastin e vendosjes së tabletës mbi grila, largojeni tabletën nga qesja e hapur, duke u kujdesur që tableta të mos bie në kontakt me lëkurën.

Ajri me përqendrim të shtuar të lagështirës kalon nëpër kapakun me grila dhe lidhet kimikisht me kripën në tabletë. Tableta gradualisht shkrihet (tretet) dhe kthehet në një lëng xhelatinoz që mblidhet në enën e poshtme, ndërsa efekti i një tablete zgjat 1-4 muaj, në varësi të përqendrimit të lagështirës dhe temperaturës së ajrit në dhomë.

Kur tableta shpenzohet dhe ena me lëngun e mbledhur është e mbushur (maksimumi deri në një litër), është e nevojshme të derdhet përmbajtja e lëngut në kanalizim (por jo në gropë septike), të shpërlahet dhe thahet ena së bashku grilat, dhe më pas vendoset tableta e re shtesë.

Kur përqendrimi i avullit të ujit në dhomë bie në përqindje optimale prej 50% - efekti i absorbuesit të lagështirës ndalet, gjë që parandalon tharjen e tepërt të ajrit në dhomë. Efekti i absorbuesit nuk mund të shihet menjëherë, por pas disa ditësh ose javësh. Rezultatet reale janë të dukshme vetëm pas disa muajsh përdorim të vazhdueshëm.