MENJANUES I MYKUT

SK CLEANER

Përdoret në amvisëri, objekte publike dhe industriale për të trajtuar sipërfaqet që nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin e njerëzve ose kafshëve.

Si përdoret?

Spërkatni zonat e prekura nga një distancë prej 10-15 cm dhe lëreni të veprojë. Sipas nevojës, pas 15-20 minutash, shpërlajeni me ujë. Lëreni të thahet. Pas kësaj, të gjitha sipërfaqet e trajtuara mund të përdoren.

Mos e hiqni mykun përpara se të aplikoni produktin në mënyrë që të parandaloni përhapjen e sporeve.

Doza e rekomanduar: Sipas nevojës, në varësi të sipërfaqes që do të pastrohet dhe dezinfektohet.

Rekomandim: 0.5 lit/4m2.2.

E gjithë sipërfaqja që do të trajtohet duhet të mbulohet me lëng. Nëse sipërfaqja është shumë e ndotur, e gjithë procedura mund të përsëritet pas 30 deri në 60 minuta.

Ku aplikohet?

Është i përshtatshëm për:

Llaç, gur, mermer, granit, dru, qeramikë, qelq, smalt, plastikë, akrilik, laminat, vinyl, silikon, gomë, teflon, çelik dhe krom.

Nuk është i përshtatshëm për:

Sipërfaqet prej gipsi, alumini, bakri, bronzi dhe druri të lyer ose të llakuar.