BOJA PËR
PLLAT E MURIT

AQUA TILE COLOR

AQUA TILE COLOR

Bojë cilësore një komponentëshe me bazë uji e destinuar për aplikim të drejtpërdrejtë në pllaka muri qeramike në kuzhina, banjo dhe tualete. Është e përshtatshme për përdorim në enterier. Është e përshtatshme për dhoma me lagështirë. Shmangni ujin e ndenjur. Baza në të cilën mund të aplikohet: pllaka muri qeramike dhe qeramika porcelani.

  • Me bazë uji dhe erë të dobët
  • Aplikohet drejtpërdrejte në pllaka - nuk është e nevojshme baza ose lëmimi i sipërfaqes
  • Fuqi mbuluese e shkëlqyer
  • Sistemi 3 në 1: mbyllje, bazë dhe ngjyre përfundimtare – të gjitha në një
  • Ngjyra: e bardhë
  • Niveli i shkëlqimit: gjysmë shkëlqim

Përgatitja e bazës

Pllakat duhet të jenë të pastra, të thata, pa pluhur dhe yndyrë. largoni mbetjet e gëlqeres me një pastrues gëlqereje dhe më pas shpërlajeni mirë sipërfaqen. Hiqni mbetjet e silikonit. Fugat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të forta. Mbyllni paraprakisht të gjitha çarjet e mundshme.

Kushtet e aplikimit

Gjatë gjithë periudhës së aplikimit dhe tharjes së materialit, temperatura e bazës dhe temperatura e ajrit duhet të jenë ndërmjet 8°C dhe 30°C, dhe lagështia relative e ajrit ndërmjet 30% dhe 75%. Lagështia e tepërt e ajrit, temperatura e ulët, trashësia e tepërt e shtresës dhe mungesa e qarkullimit të ajrit mund të ngadalësojnë tharjen e shtresës së bojës.

Aplikimi

Me rul cilësor me fije të shkurta ose pajisje airless për aplikim të bojës me presion të ulët (siç është seria Wagner Felxio) për 2 deri në 3 shtresa. Kur boja aplikohet me pajisje, mjafton një shtresë. Për pllakat në zonën e dushit rekomandohen patjetër 3 shtresa.

Paketimi750 ml

Mbulimi

8 – 10 m² / L.

Pastrimi i pajisjes

Menjëherë pas përdorimit të pastrohet me sapun dhe ujë të bollshëm.

Tharja

Tharja në pluhur pas afërsisht 30 minutash, tharja në prekje për afërsisht 60 minuta, aplikimi i shtrese të dytë është i mundur pas rreth 4 orësh dhe tharja e plotë arrihet pas 5 ditësh.

Kujdesi

Përdorni agjentë të butë të zakonshëm pastrimi shtëpiak. Mos përdorni gërryes. Ruajtja: Të ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë në paketimin origjinal dhe të mbyllur mirë. Të mbrohet nga ngrirja.