LAGËSHTIRA DHE
MYKU

Prania e lagështirës në mure
të objekteve shkakton probleme dhe shqetësime të shumta

  • ndikon keq në karakteristikat termike, që do të thotë se ambientet duhet të ngrohen më shumë, gjë që nënkupton kosto më të larta.
  • si pasojë e lagështirës në mure shfaqen njollat, myku dhe shpeshherë bie shtresa e fundit e llaçit, masës për suvatim...
  • për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj ndikimit të lagështirës, muret gjithashtu mund të pësojnë dëmtime të përhershme

E gjithë kjo na tregon se kur shfaqen probleme me lagështirë, duhet të reagojmë shpejt.

– Lagështia atmosferike

– Lagështia e kondensimit

– Lagështia nga rrjedhjet

Përpara çdo ndërhyrjeje është e nevojshme të jepet diagnoza më e saktë, pra të përcaktohen shkaqet e vërteta të pranisë së lagështirës, kur është shfaqur, në çfarë kushtesh është shfaqur... Eksperti do të përcaktojë shpejt se çfarë lloji të lagështirës bëhet fjalë dhe do të propozojë zgjidhjen më të mirë për riparimin e problemit.

Lagështia e kondensimit

Lagështia e kondensimit ndodh si rezultat i izolimit të dobët termik të ambienteve dhe ventilimit joadekuat.

Vendet kritike ku shfaqet vesa - vendi i grumbullimit të pikave të ujit janë më shpesh qoshet - qoshet e ambienteve si trarët e betonit dhe kornizat e dritareve.

Si pasojë e ndryshimit të madh midis temperaturës së jashtme të murit, veçanërisht gjatë dimrit, dhe temperaturës së brendshme në ambientin i cili ngrohet, vjen deri te kondensimi i lagështirës së pranishme në ajër. Ajri i ngrohtë ftohet shpejt dhe vjen deri te shfaqja e vesës në sipërfaqen e murit. Sipërfaqe e lagur dhe e ftohtë çon në shfaqjen e mykut. Përveç pamjes së pahijshme të mureve, lagështia e tepërt në ambiente dhe si pasojë myku është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, veçanërisht të fëmijëve.

Aleatët tuaj kundër lagështirës dhe mykut

Gjithçka që ju nevojitet për të hequr qafe lagështirën dhe mykun e tepërt në planin afatgjatë

Absorbuesi I lagështirës

Absorbuesi i lagështirës është një zgjidhje efikase dhe e thjeshtë për mënjanimin e lagështirës së tepërt në të gjitha ambientet. Pa zhurmë, i padukshëm, pa shpenzim të energjisë.

Me përdorimin e vazhdueshëm të absorbuesit të lagështirës ruhet shëndeti i anëtarëve të familjes dhe parandalohet zhvillimi i astmës dhe alergjive.

Absorbuesi I lagështirës

Termo shtresë
Për mure

Në mënyrë efikase parandalon shfaqjen e kondensimit në zonat e trajtuara. Sipërfaqja e trajtuar me këtë termo-shtresë është deri në 5°C më e ngrohtë se ajo që nuk është e lyer.

Aplikohet thjesht me furçë dhe pas tharjes mund të lyhet me bojëra dispersioni standarde me bazë uji.

FLLOMASTER
PËR FUGA

StopKondenz - GROUT MARKER - Marker për fuga është zgjidhje e thjeshtë dhe efikase për të freskuar ose ndryshuar ngjyrën e fugave të pllakave qeramike.

Është shumë efikas në mbulimin e pa përsosmërive dhe njollave në fuga. I përshtatshëm për përdorim në mjedise të lagështa.

SK CLEANER

Nëse myku tashmë është shfaqur si rezultat i lagështirës së tepërt, zgjidhje efikase është SK Cleaner - preparat i lëngshëm me një spërkatëse për dezinfektimin dhe heqjen e mykut nga muret, dritaret dhe dyert, druri, plastika, pllakat qeramike, pjesët rreth lavamanëve, kabinat e dushit, vaskat dhe sipërfaqet e tjera.

Përdoret në amvisëri, objekte publike dhe industriale për të trajtuar sipërfaqet që nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin e njerëzve ose kafshëve.